Rtv Pendimi

Mirēsitë e muajit Shaban

BismiLahirrahmanirrahim
Mirēsitë e muajit Shaban
Falenderimet i takojnë Allahut kurse salavatet qofahin mbi Muhamedin alejhi selam.
Është emërtuar ky muaj me këtë emër ngase synon bashkim të forcave për tu parapërgaditur për diçka të rëndësishëm.Prandaj dhe ky është muaji parapërgaditor për muajin Ramazan.
Vlerat e muajit Shaban i ka specifikuar vetë Muhamedi alejhi selam. Transmetohet se Usame bin Zejdi i ka thënë Muhamedit alejhi selam:O i dērguar i Allahut nuk të kam parë ndonjēher që ke agjëru në ndonjë muaj më shumë /agjërim vullnetarë / se sa në muajin Shaban? Tha Muhamedi alejhi selam:” Ai është një muaj që shumë njerëz janë të pa kijdesëshëm ndaj (vlerave) tê tij,ai është në mes muajit Rexheb dhe Ramazan,në atë muaj ngriten veprat te Allahu,prandaj dua që veprat e mia të ngriten duke qenë unë agjërues”
Nga dobitë e këti hadithi specifikoj;
-Kētë muaj duhet ta shfrytëzojmë për tu stërvitur e parapërgaditur me vepra të mira,që ato vepra të mira të zën vend të merituar në Ramazan.
-Ky muaj po thuaj se është si përmbyllje e sezonit vjetorë,ngase në te ngriten punët/veprat në përgjithësi te Allahu dhe testohen,prandaj kujses se si po na përfundon sezona!.
-Ka preferuar Muhamedi alejhi selam gjatë këti muaji qē të agjërohet sa më shumë. Pra agjërimi përveç qê preferohet,njëkohësisht parapêrgaditemi qē të bëjmë agjërim të mirë në Ramazan. Sikurse namazet nafile para farzeve që luajnë rol të dyfisht;edhe shpërblim edhe parapërgaditje për farz.
-Transmetohet nga shumë prej të parëve se muaji Shaban është muaji i lexuesve/ Kurrave. Shum nga ta në këtë muaj u izolonin për të lexu Kuran që të parapërgaditen për Ramazan, saqë u quajt ky muaj edhe muaji i lexuesve të Kur’anit.
-Të parët e muslimanēve gjatê këti muaji epnin sa ma shumë sadaka,thonin kêtë po e bëjmë që ti forcojm skamnorët/fukaratë muslimanë qê të kenë ushqim për Ramazan.
-Po ashtu shumē nga të parët-muslimanët e hershëm në muajin Shaban e nxirrnin/epnin zekatin e pasuria,me qëllim që tu ndihmojnë muslimanëve dhe familjeve të tyre që të kenë ushqim dhe kushte të mjaftueshme për Ramazan.
Vëllezër musliman këto ishin ambicjet e të parëve tonë për veten e tyre dhe për shoqërinë muslimane,pyetja mbetet: ku jemi ne,sa po parapërgaditemi për muajin Ramazan sa jemi përmallu për te që ti shfrytëzojmë mirësit e tij?
Allahu na mundësotë fundë të mirë,pranim të veprave,parapërgaditje të duhur për Ramazan,si dhe mallëngjim për ardhjen e Ramazanit. Amin
Vëllau i juaj;
Sadat Rrustemi.

TË NGJAJSHME