Nevojiten:
500 gr mish,
1 lakër,
2 qepë,
1 domate ose 1 lugë salcë, yndyrë, kripë, piper dhe 2 fletë dafine.
Për këtë gjellë zakonisht përdoret mish më i majmë (me yndyrë). Copat e prera të mishit skuqen bashkë me qepët e grira, derisa të formohet një lëvore e kuqe e pastaj shtohet lakra e prerë në ripa dhe vazhdon kaurdisja edhe për pak kohë, derisa lakra të ulet.
I qitet kripa, salca e domates, piperi i kuq dhe i zi, pak uthull ose lëng limoni (nëse e doni më të thartë) dhe fletët e dafinës. I shtohet 1 gotë ujë, mbulohet me kapak dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadalshëm derisa të zbuten mishi dhe lakra.
Pertymoter.net