Mish i bardhë i pulës i fërguar shpejt në mënyrën tajlandeze

Përgatitja e shpejtë e mishit të pulës është ideale për amvisat e punësuara

Përbërësit:

– 60 g vaj,
– 500 g mish të bardhë pule,
– 3 thelpinj hudhre,
– 80 g qepë,
– 40 g spec djegës,
– 40 g qepë të reja,
– 80 g bajame të fërguara,
– 3 lugë salcë soje,
– 2 lugë sheqer,
– 1 dl supë pule,
– 2 lugë të vogla amidon

Përgatitja:

Vajin nxeheni, shtoni pjesët e vogla të mishit dhe fërgoni duke i përzër shpejt.

Shtoni hudhrën e grirë imët, qepën, specin, qepën e re dhe bajamet e shtypura trashë dhe të gjitha përzieni mirë dhe fërgoni tre minuta.

Shtoni salcën e sojës, sheqerin dhe piperin.

Në supë zbërthejeni amidonin, qiteni sipër dhe shkurt zieni derisa salca të trashet.

Vërejtje: Mishit të fërguar mund t’i shtoni perime të fërguara shpejt apo të ziera në avull, sipas dëshirës – karotën, lulelakrën apo kërpudha.

Shtesë e shkëlqyeshme mund të jetë edhe orizi i zier në avull.

Shërbejeni menjëherë.