Mish pule dhe perime në shtizë

Përbërësit:

▪ 400 gr. fileto pule
▪ 100 gr. salsiçe pule me djathë
▪ 160 gr. speca të freskët, me ngjyra të ndryshme
▪ 150 gr. kunguj
▪ 8 domate të vogla
▪ vaj ulliri, kripë
▪ piper i bluar

Përgatitja:

Fileton e pulës, specat dhe kungujt i pastrojmë dhe i presim në kocka. Salsiçen e presim në copa të gjata prej 2 cm.

Vajin e ullirit, kripën dhe piperin i përziejmë në marinadë. Me këtë marinadë, lyejmë mishin.

Në shtizë, mishin e pulës, salsiçet, specat, domatet dhe kungujt i vendosim njërën pas tjetrës.

Shtizën e përgatitur në këtë mënyrë e pjekim në pllakën e nxehtë për skarë, përafërsisht për 10 minuta.

Gjatë pjekjes, mishin e lyejmë disa herë me marinadën e mbetur.

Shtizën e përgaditur e pjekim mirë në të gjitha anët dhe e shërbejmë me sallatë, apo si pjatë të dytë, sipas dëshirës.