Kjo recetë e shpejtë është ideale për amvisa të cilave u kanë ardhur mysafirë të papritur
Përbërësit:
– rreth 300 deri 400 g mish të bardhë pule,
– 50 g gjalpë të shkrirë,
– 5 lugë ajkë,
– 1 lugë thërrmija buke,
– 3 thelpinj hudhre/bën edhe më shumë nëse dëshironi,
– patate të ziera/në proporcion me madhësinë e tepsisë rezistuese ndaj zjarrit,
– erëza,
– kripë,
– piper ose ndonjë erzë sipas dëshirës
Përgatitja:
Mishin e bardhë priteni në formë bërxollash.
Qitni erëza ose kripë. Fërgojeni mirë derisa t’i thithin erëzat. Sipas dëshirës mund t’i qitni piper që të marrë shije më të mirë.
Merrni një tepsi rezistuese ndaj zjarrit dhe në fund të saj radhisni patatet të cilat më parë i keni qëruar dhe i keni prerë në formë bërxolle. Pastaj qitni pak krip apo erëza.
Sipër radhisni mishin e bardhë të cilin e keni njomur në gjalpin e shkrirë.
Pastaj ajkën qiteni në një enë dhe në të qitni thërrmija buke dhe erëza, piper dhe hudhër. Të gjitha këto përzieni mirë dhe qitni sipër mishit të pulës.
Me ajkë lëreni mirë mishin dhe futeni të piqet në furrë.
Në fillim sipër tepsisë vendosni folie që të mos piqet menjëherë.
Le të piqet rreth 30 minuta.
Para përfundimit të pjekjes hiqeni folien që të skuqet pak.
Ju bëftë mirë.