Mish qengji me pilaf

Shijoni pjatën e pasur dhe të bollshme të mishit të qengjit me pilaf. Përgatisni një vakt të shijshëm dhe me aromë fantastike për familjen! Lexoni hapat dhe këshillat që sugjeron chefi për të shijuar dhe provuar kombinime të reja

Përbërësit

500 gr mish qengji

2 gota uji oriz për pilaf

1/2 karrotë

2 gjethe dafine

1 kërcell rozmarinë

Kripë

Piper

Pak vaj ulliri

 

Udhëzimet

Presim mishin në kube të mëdha ose në 4 racione. E vendosim në një tenxhere të ziejë, së bashku me rozmarinën dhe dafinën. I lëmë të ziejnë derisa mishi të zbutet mirë.

Heqim mishin nga lëngu dhe e kalojmë në një tigan derisa të marrë ngjyrë.

Në të njëjtin tigan skuqim pak orizin. Për 2 gota uji oriz duhen 4 gota uji lëng mishi.

Bashkojmë mishin me orizin në një tenxhere dhe i lëmë në zjarr me temperaturë të ulët.

  • Kjo recetë mund të bëhet dhe në furrë, në temperaturën 200 gradë për 15 minuta.
  • Mund ta shoqëroni mishin me produkte të tjera si: limon, djathë dhie, kaperi, bajame, kajsi, patëllxhan, qershi, koriandër, hudhër, angjinare (artiçok), nenexhik, qepë, bizele,  patate, rozmarinë dhe shafran.