MISIONAR EDHE PAS VDEKJES!

Në republikën afrikane Ruanda, deshi Allahu që të lind një musliman i ri. Ai ishte gjallë edhe më pare por vetëm fizikisht ngase ishte i krishterë, ndërsa shpirtin e tij kishte filluar ta njoh pas hyrjes dhe kthimit në Islam, kur filloi ta shijonte ëmbëlsinë e besimit.
E lajmëroi familjen për këtë por në vend se ta përkrahin, ata iu kundërvunë, shkaktuan rrëmujë e kaos, gjë qe nuk bën te na çudit fare. Vërtet, nuk kemi nevoje te çuditemi kur dimë se zemrat e tyre janë mbushur me inatin dhe mërinë kishtare, te cilën e dëgjojnë çdo dite ne shkollat dhe kishat e tyre se “arabet – muslimanët janë sinonim i djallit”, edhe pse ata shume rralle e shohin ndonjë musliman.
Gjersa janë te vegjël, ne shkolle i mëson kisha belge se kinse muslimanët janë njerëz te egër, qe dine te djegin vende, mbysin te pafajshëm, grabisin gra, shndërrojnë token në gërmadhë…
Lajmi për kthimin në Islam i arriti edhe vëllait te tij, i cili kur e pa vëllain duke vënë ballin ne toke për Allahun gati sa nuk pëlciti nga inati, dhe bazuar ne atë qe ia ka mësuar kisha, ai mbyti vëllain e tij musliman derisa ishte ne sexhde.
Tregimi ende nuk ka përfunduar. Jo, ende nuk ka përfunduar, madje pjesa më me rëndësi e tij është tani…
Policia u vë në arrest te tij dhe për tri ditë me radhe, ne një vapë qe mbretëron ne vendet afrikane, kufoma mbeti ne po atë gjendje ne sexhde duke mos ndryshuar (prishur, qelbur). Ky ishte një fakt, qe ne mënyrë te heshtur, dëshmoi për madhërinë, pastërtinë dhe shenjtërinë e kësaj feje. Kur dëgjuan për këtë, erdhën dhjetëra njerëz qe ta shohin kufomën e këtij njeriu musliman qe tri dite me radhe prêt nga mjeku policor te varroset, dhe këtu këta dhjetëra njerëz, pasi qe shohin këtë skene madhështore, bashkërisht hynë në Islam, andaj, vëllai ynë që u mbyt meriton të quhet: MISIONAR EDHE PAS VDEKJES!
Burimi: http://www.twbh.com
Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami
26-3-2007, e hënë
Vushtrri, Kosovë