Rtv Pendimi

Mjekët i kanë thënë të mos agjërojë?!

pyetje: Një grua që ka sëmundjen e trombozës, mjekët ia kanë ndaluar agjërimin. Ç’është dispozita për këtë?

Përgjigje: Allahu ,azze ue xhel-le, ka thënë: “Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju”. (el-Bekare 185).

Nëse njeriu ka ndonjë sëmundje, për të cilën nuk shpresohet shërim, ky i sëmurë për çdo ditë duhet të ushqejë një të varfër.

Mënyra e të ushqyerit: T’u jep atyre oriz dhe mirë është që me të të ketë edhe mish ose diç tjetër.

Apo të thërret njerëz të varfër në darkë apo në drekë dhe t’u jep të hanë.

Kështu është dispozita për njeriun i cili është i sëmurë me sëmundje që nuk shërohet.

Kjo grua e cila qenka e sëmurë me këtë lloj sëmundje, ajo e ka obligim që për çdo ditë të ushqen një të varfër.

përktheu: Omer Berisha

TË NGJAJSHME