Mjekra ime vs Qumështi i fëmijëve Shqiptarë

Zekerija ALIMI

Këto ditë prapë vërehet një riaktulizim i temës së bezdishme, veçmë të konsumuar  dhe të stërdiskutuar “Këta me mjekra marrin pare”, “100 euro për pantolle të shkurtëra”, “300 euro për mjekër”, “500 euro për shami”!

Faktet që demantojnë vërtetësinë e kësaj shpifjeje  janë të shumta andaj dhe nuk dua ti bezdisë lexuesit (mjafton të bësh një search në Youtube: ‘Ju paguheni me pare’ , ku Hoxha i nderuar Bekir Halimi i jep përgjigjet e argumentuara)

Të pyes ty i nderuari politikan: A po i ndajmë “paret e mia të fituara nga mjekra” me paret e tua të fituara nga qumështi i fëmijëve Shqiptarë! Unë dhe shokët e mi jemi të pastërt nga HARAMI dhe kështu të varfër do t’a kalojmë disi këtë jete sepse ajo që ka rëndësi për neve është të dalim FAQEBARDHË para Allahut

(edhe pse mjekrën e kam të zezë). I shkruaj këto shkronja i katandisur nga varfëria, borxhet dhe ‘lufta’ për mbijetesë! Në të njejtën gjendje janë edhe vllaznia që më rrethojnë, vëllezër të cilët nga dashuria që posedojmë jemi të gatshëm të japim jetën për njëri-tjetrin! Këtë kënaqësi,i nderuari politikan, nuk e ke ti! A e din pse? Sepse HARAM i ke paratë,

sepse ua ke marë nga goja qumështin fëmijëve shqiptarë!  Si nuk të vjen turp të flasësh për mjekrën time, dhe për oqkurin e pantolleve të burrave? Si nuk të vjen turp të flasësh për PARA në momentet kur rinia shqiptare ikë nga Kosova, Shkupi, Tetova e Shqipëria!

Mjaft më me patriotizmin e rrejshëm o maskarenjë, i mbushët barqet e juaja të mëdha me paratë e djalit tim dhe djemve të popullit Shqiptarë! Unë jam nga GAZI BABA, nuk ta kam frikën e ta them të vërtetën në sy, se ky është kulmi i përpjekjes! Jam rrit në rrugicat e Gazi Babës me varfëri unë dhe kojshitë/fqinjtë e mi! Kemi pas narkomana/të droguar në lagje,por nuk janë më? A e din pse?

Sepse këto mjekërgjatit,të cilët ti mezi pret rast për ti ofenduar, i larguan nga ai helm. Zotëri, mos u mer me mua të lutem por merru me problemin real e më se aktual- VARFËRIA! Mos u mundo të shpërqëndrosh vëmendjen se nuk i hamë më këto ‘fore’ , kemi tru (përpos mjekrës)!

Ndoshta dikujt i pengon fama jonë, ama ne u bëmë të famshëm duke mbajt ‘gajlen’ e  UMMETIT (popullit) e jo duke ia vjedh mallin- pasurinë UMMETIT (Popullit)!