Modelet e reja të Audi A4 dhe Q7 ofrojnë të dhëna në kohë reale rreth dritave të trafikut (semaforave) VIDEO

Duke filluar që nga Vjeshta e këtij viti në çdo moment që jeni i ndaluar përpara semaforit, modelet e reja të Audi Q7 dhe A4 do të tregojnë në kohë reale në komjuterin e bordit momentin kur drita jeshile do të shfaqet.

Teknologjinë, të cilën e Audi e quan Sistemi i Informacionit të Semforëve, e merr informacionin përmes modemit celular të integruar. Me fjalë të tjera të dhënat merren nga një sistem menaxhimi të trafikut.

Qytete me sisteme të tilla janë të pakta. Audi thotë se kjo teknologji do të ofrohet fillimisht në disa qytete në SHBA gjatë Vjeshtës ndërsa qytetet Britanike, Europiane dhe Aziatike do të pasojnë. Të gjitha modelet e 2017-tës të Audi A4, A4 Allroad dhe Q7 të paisur me konektivitet celular do të shfrytëzojnë këtë teknologji.

Kompani të shquara të prodhimit të automobilave po punojnë në teknologji të bazuara në komunikimin mes makinës dhe një infrastrukture teknologjike njohur ndryshe edhe si V2I. Por përpjekjet nuk kanë qenë të pakta edhe në zhvillimin e teknologjive bazuar në komunikimin mes makinave (V2V). Në rastin e Audi, informacioni merret nga një sistem i centralizuar.

https://www.youtube.com/watch?v=OUxykbfmBEg