Molla dhe shëndeti

(Malus pumila, M. domestica)

Mollën e karakterizon përmbajtaje e madhe e fibreve, të cilat janë përzierje e celulozës, hemicelulozës, pektinës, polisakarideve dhe ligninës. Shkencëtarët mendojnë se fibret e tretura zvogëlojnë sasinë e kolesterolit e në këtë mënyrë rrezikun nga arterioskleroza. Rol të veçantë kanë molekulat e pektinës, të cilat gjatë fryerjes lidhin në vete kolesterolin duke e mënjanuar nga organizmi.

150 gr. mollë (një frut) pëmban:

Në mollë ka edhe molekula të taninës që e zvogëlojnë nivelin e kolesterolit në gjak.

Siç është e njohur, fibret e tretura rritin vëllimin e fekaleve dhe përshpejtojnë kalimin e ushqimit nëpër traktin tretës duke vepruar në këtë mënyrë në mënyrë preventive kundër kapsllëkut dhe kancerit të zorrës së trashë.
Në këtë mënyrë zvogëlojnë edhe rrjedhën e substancave toksike nga organizmi, siç janë konzervansët dhe aditivët e ndryshëm të cilët mund të dëmtojnë mukozën e zorrëve. Këto dëmtime shpesh mund të sjellin deri te kanceri i zorrës së trashë.

Preferohet që molla të hahet me lëkurë, ngase përmabn flavonide, të cilat kanë veprim antioksidativ, gjegjësisht mbron trupin nga radikalet e lira.
Në vendet ku molla konsumohet si pije kryesore si p.sh. Normandia, gati nuk ka paraqitje të gurëve në veshka. Pas ushqimit me një mollë mund të pastrojmë gojën nga 95% të baktereve të cilat shkaktojnë kariesin e dhëmbit.

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi