Rtv Pendimi

“Molla e parë” legjendare shitet për 375 mijë dollarë

“Molla e parë” legjendare shitet për 375 mijë dollarë

Një kopje e rrallë e Apple 1, modelit të parë të kompanisë amerikane dhe legjendës së gjithë industrisë së IT, u shit në një ankand për 375.000 dollarë, njoftoi një shtëpi ankandi në Boston.

Steve Wozniak, bashkë-themelues i Apple së bashku me të ndjerin Steve Jobs, në fillimet e para prodhuan vetëm 200 kopje të “Apple 1”.

Kompjuterët u krijuan për dhjetë muaj mes viteve 1976 dhe 1977, tha shtëpia e ankandit “RR Auctions”. Shtëpia e ankandit njoftoi se para shitjes, kompjuteri ishte restauruar në gjendjen origjinale, me një monitor, motherboard, kasetë, kabllo, tastierë dhe komponente të tjera.

Pas restaurimit, kompjuteri punoi në mënyrë të përkryer dhe sistemi “kaloi testimin tetë-orësh”.

Edhe pse kishte arritur një çmim të lartë, Apple 1 nuk kaloi shifrën rekorde prej  905.000 dollarësh sa ishte shitur në vitin 2014 një njësi e tillë në Nju Jork.

Vlerësimet janë se ende ekzistojnë 63 kopje të kompjuterit të parë të Apple, nga të cilat vetëm një pjesë e tyre janë ende në funksion. /kp/Telegrafi/

TË NGJAJSHME