MOMENTE KU DËSHTOI NJERËZIMI!!

Një fëmijë nga Homsi(qytet në Siri) vëllaut të tij, me rastin e nëntëvjetorit të lindjes së tij i dhuron një qefin të bardhë e të pastër.

Babai copton bllokun e shënimeve familjare pasi e gjithë familja kishin rënë shehid(inshaAllah).

I riu njëzet vjeqar, varros këmbën e tij e cila i ishte këputur në një prej sulmeve në një qytet të Sirisë.

I riu hap varrin afër varrit të vëllaut të tij i cili kishte rënë shehid inshaAllah, që ti bashkangjitet vetëm pas pasë dite.

Vajza e re shtyen diten e martesës së saj tri herë… herën e parë ngase ia kishin bombarduar shtëpinë… herën e dytë ngase ia kishin zhdukur prindin e saj… dhe herën e tretë ngase i fejuari i saj kishte rënë shehid inshaAllah.

Një vajzë e vogël nga kampi Eza`terij ankohet për dhimbje të mëdha… këmbë zbathur… qëndrojnë para saj duke i dhënë ca ëmbëlsira vetëm e vetëm për tu fotografuar me të, pastaj shkojnë dhe flasin për dialog mbarëkombëtar.

Femijë, babai i të cilit vdiç, nëna është lënduar, vëllau i është arrestuar, motra i është përdhunuar, shtëpia i është shkatërruar, librat i janë djegur, shkolla i është bombarduar, lodrat i janë shkatërruar, ngritë duart lartë kah qielli dhe me zërin e tij me të lartë bërtet…

“O ALLAH NUK KEMI NDIHMËS POS TEJE”

O Allahu ynë! Shkaterroje Basharin dhe ushtrinë e tij sa më shpejt, dhe të gjithë pjesëmarrësit në këto masakra.

O Allahu ynë! Largoi vuajtjet e këtij populli dhe ua shto sabrin.

O Allahu ynë! Nuk kanë ndihmës më të mirë së Ty i Lartëmadhëruar qofsh.

O populli Kosovar, kështu dikur ishim edhe ne, andaj mos e harroni!

Përktheu: Ramil SHERIFI