Rtv Pendimi

MORALI I KULTIVUAR MË I MIRË APO MORALI I NATYRSHMËRISË!

MORALI I KULTIVUAR MË I MIRË APO MORALI I NATYRSHMËRISË!

Pyetja :
Shejh i nderuar!
Dëshirojmë të na sqaroni se: Morali të cilin muslimani e ka prej natyrshmërisë së tij apo ai i cili mundohet ta kultivojë atë.
Cili prej këtyre dyve është më i mirë dhe në grada më të larta tek Allahu!?

Përgjigje:
Po.
Morali i cili është prej natyrës së njeriut qysh nga lindja e tij, nuk ka dyshim se është më i mirë, më i përsosur shumë aspekte, sepse ai cili posedon këtë moral nuk e ka problem dhe nuk has në vështirësi të vejë në praktikën e tij dhe është konstant e jo në intervale kohore, kjo është kështu, sepse morali i tij është i lindur dhe i natyrshëm.

Pra, në çdo moment kur e takon personin e tillë, has në të sjellje dhe morale të larta, dhe mu për këtë arsye, ky person është më i mire dhe më i përsosur në këtë aspekt se personi i cili mundohet ta kultivoj moralin të cilin nuk e ka prej natyrshmërisë.

Ndërsa, morali i cili përfitohet me mund dhe përpjekje,nuk ka dyshim se bartësi i tij do të shpërblehet nga ana e Allahut,- azze vexhel!,- për shkak të mundit që bën, porse shikuar nga aspekti i moralit është shumë më i mangët se ai i pari(morali natyrshmërisë).

Dhe në fund !
Ajo që e stolisë edhe më shumë muslimanin, nëse ai posedon të dytë(moralin e natyrshëm dhe të përfituar), ky do të ishte edhe morali më i mire, i përsosur dhe më i kompletuar.

Allahu na bëftë prej tyre, Amiin!
Allahu është më i Dituri.

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani

TË NGJAJSHME