Rtv Pendimi
Lajme

Morsi varroset vetëm në prani të familjarëve

Presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në rrugë demokratike, Mohamed Morsi është varrosur nën masa intensive sigurie në Kajro në orën 05.00 sipas kohës lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se gjatë varrimit të Morsit janë marrë masa të larta të sigurisë.

Varrimi i Morsit është zhvilluar vetëm me pjesëmarrjen e familjes dhe avokatëve. Ai është varrosur në varrezat në lindje të Kajros, ku varrosen pasuesit e Vëllazërisë Myslimane (Ihvan) në lagjen Medinet Nasr.

Ndërroi jetë në sallën e gjyqit

Ish-presidenti 67 vjeçar Morsi i cili u rrëzua nga pushteti me një grusht shteti ushtarak dje ndërroi jetë në sallën e gjyqit ku ai po gjykohej me akuzat për “spiunazh”.

Morsi u zgjodh president i parë në historinë e vendit me zgjedhje në rrugë demokratike në vitin 2012 pas një revolucioni popullor në vitin 2011, që e detyroi ish-presidentin Hosni Mubarak të japë dorëheqjen.

Më 3 korrik të vitit 2013 ai u rrëzua nga detyra përmes një puçi ushtarak nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe më pas president i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.

Në televizionin shtetëror të Egjiptit u pretendua se “Mohammed Morsi kishte një tumor beninj dhe ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore ndërsa vdekja u shkaktua nga një sulm në zemër”.

Prokuroria egjiptiane më parë njoftoi se Morsi ndërroi jetë kur mbërriti në spital.

Të ngjajshme

Qeveria e Kosovës shton masa të reja të reciprocitetit tregtar me Serbinë

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite hap xhamitë, pezullimi vazhdon në Mekë

Kushtrim Guraj

Çarshia historike e Stambollit përgatitet për hapjen më 1 qershor

Kushtrim Guraj

Autoritetet izraelite arrestuan imamin e Xhamisë Al-Aksa

Kushtrim Guraj

Avionët ushtarakë amerikanë fluturuan mbi Shkup, përshëndetën anëtarësimin në NATO

Kushtrim Guraj

Dr Zekerija Bajrami kundërshtoi Sulejman Rexhepin për plot dhjetë vite

Hevzi Hasani

Mekë, nga 31 maji zbutje graduale e masave lidhur me COVID-19

Kushtrim Guraj

Nga nesër hapen xhamitë në Kosovë, BIK-u publikon rregullat që duhet të ndiqen

Kushtrim Guraj

Maqedoni e Veriut, shkarkohet kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU