MOS AGJERIMI PËR SHKAK TË SHTATZANISË

Pyetja:

Unë kam qenë shtatëzënë në Ramazan dhe jam frikësuar për fëmijën tim prandaj kam ngrënë ditët e Ramazanit e pastaj kam kompensuar atë pas Ramazanit gjithashtu edhe kam dhënë sadaka për çdo ditë. Kjo formë e veprimit tim a ka qenë e saktë apo ka vërejtje në të?

Përgjigja:

? Falënderimi i takon Allahut kurse salavatet dhe selamet Pejgamberit të Tij…
Gruaja shtatzënë nëse frikësohet për veten apo foshnjen e saj se mund të dëmtohet nga agjërimi atëherë i lejohet të hajë në ditët e Ramazanit. Pas lindjes së foshnjes ajo i kompenson ato ditë një nga një dhe nuk ka nevojë që të jap edhe sadaka. Gjendja e saj ndërlidhet direkt me atë të personit të sëmurë i cili ditët e tij të ngrënjes në Ramazan i kompenson më vonë një nga një.
Alahu thotë: “Kush është i sëmurë apo udhëtarë le t’i kompensoj ato ditë më vonë” (S. Bekare: 185)
Udhëzimi është vetëm nga Allahu kurse salavatet dhe selamet i takojnë Pejgamberit tonë! ?

Komisioni i Përhershëm i Dijetarëve për Fetva dhe Studime. (Pyetja e dytë e fetvasë nr. 1453)

Anëtarët:
Abdullah ibën Munië, Abdullah ibën Gudejan, Abdurrezak Afifi, Abdulaziz ibën Bazi.

Përshtati:
Lulzim Mehmet Susuri

Burimi: http://www.ehlihadithi.com/

https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri