Rtv Pendimi

MOS E AKUZO DYNJANË PËR VEPRIMET E TUA

Shokun për të cilin po flet se të tradhtoi… në fakt ai është zgjedhja jote.

Kjo dashuri e rrejshme që të bëri të qash nga zemra dhe të ndiesh keqardhje se pse u fute në këtë lojë…ishte vendimi yt.

E nesërmja të cilën e pret me gjithë shpresë, do të vijë me rezultatet e punëve të tua.

Ti punon, lodhesh, mundohesh dhe përpiqesh që ti vjelësh frytet e tua.

Nëse ka ndodhur që ta përjetosh ndjenjën e dështimit, ji i sigurt se ajo është rezultat i gabimeve të tua.

Prandaj, barte përgjegjësinë e zgjedhjeve dhe të vendimeve të tua dhe mos e bëj dynjanë fajtore për dështimet e tua.

Le të ndryshojmë për një të nesërme më të mirë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME