MOS E DETYRO ASKËND TË MBETET ME TY

Kur shitësi të afrohet dhe të detyron që ta blesh atë që të thotë, ti mendon se malli i tij nuk është i mirë. Pastaj del dhe hulumton shitore tjetër, e cila është më e mirë se ajo që ishte.

Kështu janë edhe njerëzit në jetën tonë.

Kur e lajmëron një person të caktuar që mos të largohet nga jeta jote dhe se ti do që ai të jetë prezent në jetën tënde, ai do të ndiejë se në botë ekziston dikush tjetër që e meriton më shumë sesa ti, dhe largohet për ta kërkuar atë.

Prandaj, mos e lajmëro dikë, nëse nuk do që ai të ikën nga ti.

Ai që të dashuron, do të mbetet në jetën tënde përgjithmonë, pa e detyruar ti që ta lajmërosh atë për ndjenjat e tua.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU