MOS E LEJO ASKËND TA NDRYSHON GJENDJEN SHPIRTËRORE!!

Dy gjëra e dëmtojnë njeriun: preokupimi me të kaluarën dhe preokupimi me të tjerët!

Zgjidhja e vetme për problemet psikike është të mos rrish i vetëm dhe të mos jesh i paaftë. Mos ia sqaro njerëzve problemet e tua; thënia e tyre si e ke gjendjen, është thjesht përshëndetje e jo pyetje!

Nuk ekziston njeri i brengosur, mirëpo ekzistojnë mendime që shkaktojnë rënie shpirtërore dhe brengë. Dhe nuk ekziston mendime apo ideja optimiste, por ekzistojnë njerëz optimistë, sepse ata e kanë vendosur të jenë të tillë!

Mos thuaj se nuk kam kohë të mjaftueshme, ngase të gjithë njerëzit e mëdhenj që i njeh historia i kishin si ti 24 orë në shërbim, e jo më tepër!

 Nuk ka njeri që të fshin lotët përveç se vetvetes dhe nuk ka njeri që ta realizon suksesin tënd përveç, se pas Allahut, mendja jote!

Gjithmonë bëhu optimist për një sebep; se nëse je pesimist kjo nuk të sjell asnjë dobi dhe nuk ta ndryshon gjendjen tënde!

Karakteri yt është ajo më e shtrenjta që e posedon. Bëje atë të mirë, që shkruan dhe lexon dhe punon, që të jesh aktiv dhe produktiv!

Për këtë arsye mos i jep asnjë krijesës shans që ta ndryshon atë!  

Nga arabishtja: Irfan JAHIU