Rtv Pendimi

MOS E LEJO ASKËND TË TA NDRYSHOJË GJENDJEN SHPIRTËRORE!

Dy gjëra e dëmtojnë njeriun: preokupimi me të kaluarën dhe preokupimi me të tjerët.
Zgjidhja e vetme për problemet psikike është të mos rrish i vetëm dhe të jesh i paaftë. Mos ua sqaro njerëzve problemet e tua, fjalët e tyre si e ke gjendjen, është thjesht përshëndetje e jo pyetje.
Nuk ekziston njeri i brengosur, mirëpo ekzistojnë mendime që shkaktojnë rënie shpirtërore dhe brengë. Nuk ekzistojnë mendime apo ide optimiste, por ekzistojnë njerëz optimistë, sepse ata e kanë vendosur të jenë të tillë.
Mos thuaj se nuk kam kohë të mjaftueshme, ngase të gjithë njerëzit e mëdhenj që i njeh historia i kishin si ti 24 orë në shërbim, e jo më tepër.
Nuk ka njeri që të t’i fshijë lotët, përveçse vetvetes dhe nuk ka njeri që të ta realizojë suksesin, përveçse pas Allahut, mendja jote.
Gjithmonë bëhu optimist për një sebep, se nëse je pesimist kjo nuk të të sjellë asnjë dobi dhe nuk ta ndryshon gjendjen tënde.
Karakteri yt është ajo më e shtrenjta që e posedon. Bëje atë të mirë, që shkruan, lexon dhe punon, që të jesh aktiv dhe produktiv.
Për këtë arsye, mos i jep asnjë krijese mundësi që ta ndryshojë atë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME