Rtv Pendimi

MOS HARRO SE TI JE SHËMBËLLTYRË PËR TJETRIN

Bëhu shëmbëlltyrë e mirë për të tjetrin.
Bëhu që çdokush kur të të shohë të shpresojë të jetë si ti.
Mos i fol tjetrit për besim, po bëje që besimin ta ndiejë prej dritës e cila përhapet nga fytyra jote.
Mos i fol tjetrit për akide (bindje), po bëje ta përqafojë atë me rrobat e tua.
Mos i fol tjetrit për adhurime, po bëje që ato t’i shohë nga ti para syve të tij.
Mos i fol tjetrit për moral, po bëje që atë ta dojë nga pamjet e moralit tënd.
Mos i fol tjetrit për të kapurit për fe, po bëje ta shijojë ëmbëlsinë e saj me pamjen tënde të të kapurit për fe.
Pra, ti bëhu fillimisht shembull për tjetrin, sepse njeriu nga natyrshmëria e tij, për ta pranuar një gjë, do që atë që e flet tjetri, ta shohë në veprat e tij.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME