MOS I BRAKTIS ËNDRRAT PSE TË LËNDOI NJË FERRË

Gabon nëse i urren të gjitha lulet vetëm pse të lëndoi një ferrë nga ato lule.
Gabon të largohesh nga të gjitha ëndrrat e tua, sepse njëra nga to nuk të është realizuar.
Gabon nëse e braktis duanë, sepse një dua nga duatë e tua nuk të është pranuar.
Gabon nëse largohesh nga të gjitha projektet e tua, sepse në njërën nga to ke dështuar.
Gabon nëse i vendos në një kategori dhe i gjykon të gjithë shokët njëjtë, sepse njëri nga ta të ka tradhtuar.
Jeta është e tillë, mos prit nga njerëzit të bëhen si do ti apo si je ti. Gabon nëse i braktis të gjitha vetëm pse u lëndove, dështove apo u tradhtove.
Po e jotja mbetet të vazhdosh dhe të mos ndalesh asnjëherë, sepse suksesi vjen me punë të vazhdueshme dhe me tejkalimin e pengesave në rrugë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU