Rtv Pendimi

MOS I BRAKTIS ËNDRRAT PSE TË LËNDOI NJË THERË

Gabon nëse i urren të gjitha lulet vetëm se pse të lëndoi një therë nga ato lule.

Gabon të largohesh nga të gjitha ëndrrat e tua sepse njëra nga to nuk të është realizuar.

Gabon nëse e braktis duanë sepse një dua nga duatë e tua nuk të është pranuar.

Gabon nëse largohesh nga të gjitha projektet e tua sepse në njërën nga to ke dështuar.

Gabon nëse i vendos në një kategori dhe i gjykon të gjithë shokët njëjtë sepse njëri nga ta të ka tradhtuar.

Jeta është e tillë, mos prit nga njerëzit të bëhen si do ti apo si je ti. Gabon nëse i braktisë të gjitha vetëm se pse u lëndove apo dështove apo u tradhtove.

Po e jotja mbetet të vazhdosh dhe të mos ndalesh asnjëherë, sepse suksesi vjen me punë të vazhdueshme dhe me tejkalimin e pengesave në rrugë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

TË NGJAJSHME