MOS I MBYLL DYERT E ZEMRËS SATE

Do të vijë një ditë nga ditët!
Do ta takosh atë që ta mbron zemrën.
Që frikësohet që loti mos të pikojë nga syri yt.
Do ta takosh atë që do t’i realizojë ëndrrat e tua.
Do ta gjesh atë që flijohet për hir që ta përshkruajë buzëqeshjen në fytyrën tënde.
Prandaj, mos i mbyll dyert e zemrës sate. Nuk do të thotë se çdonjëri që trokiti në të e ka për qëllim të të lëndojë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU