Rtv Pendimi
Poezi

Mos ma mbyllni derën e xhamisë!

Lotët rresht në fytyrë seç më rrjedhin,
kur shoh se dhe ty ta mbyllën derën,
Eh sa shumë m’lotoi dhe zemra,
sa të zymtë e shoh pranverën!

Aman të paktën mos mbyllni derën e xhamisë profetit,
se këtë pamje s’mund ta përballojmë,
sprova më e madhe për gjith ummetin,
Këtë dhimbje kujt të ia shpalojmë?!

Ya Rabb!!
Ya Rabb thërrasim me lot dhe pendim,
çmallet nga lutjet besimtari,
që sot ndjehet si jetim?!

Edhe gjethet, lulet, malet edhe kodrat
gjitha kanë rënë në mërzi,
për ezanin që thërret “eja në namaz”
e besimtari s’mund të hy në xhami!!

Dielli lind çdo ditë
por sot na gjeti duke qarë,
Zot na bashko në safet e xhamisë,
zemrat tona smund të jetojnë të ndarë!

Na rrikthe buzëqeshjen,
këtë sprovë na lehtëso,
asgjë ska shpërblim më të madh se të bësh durim
të lutemi në Xhennet na bashko.

“Pas vështirësisë vie lehtësimi”
kështu Ti o Zoti ynë na ke dhënë premtim,
ndaj do durojmë duke bërë lutje,
“O Zot në zemrat tona sjell gëzim”

Emine Bajrami 😥

Të ngjajshme

Virusi denim a mesim

Hevzi Hasani

PENDOHU

Kushtrim Guraj

KORONA

Kushtrim Guraj

LINDJA E MUHAMMEDIT A.S.

Hevzi Hasani

El- hamdu lil-lah

Hevzi Hasani

Një urim më mungon !

Kushtrim Guraj

Nëna

Kushtrim Guraj

O Profeti im

Kushtrim Guraj

Adem Ramadani – Allahu Ekber Kebira me tekst

Kushtrim Guraj