MOS MASHTRO

Në kohërat e më hershme,

na ishte një njeri,

i devotshëm tej mase,

merrej me tregti.

 

Punëtorët  gjithë i porosiste,

klientëve mangësitë e mallit t’ju tregojnë ,

nëse eventualisht kishin n’donjë të metë ,

dhe mos të  mashtrojnë.

 

Një ditë prej ditësh,

brenda ja behu një njeri,

këtij i shesim mall të keq,

ngase është jehudi.

 

Pronari nuk ishte prezent,

por kur u kthye pyeti punëtorët,

malli me të meta,

më tregoni ku ndodhet.

 

E shitem,e bleu një jehudi,

tre mijë derhem i fituam,

kurse për defektin,

aspak si treguam.

 

Me të mësuar pronari,

jehudia se nga ishte larguar, 

pa u hamendur fare,

doli per ta kërkuar.

 

Pas disa ditësh rrugetimi,

karvanin e jehudise takoi,

i tha,se ti ke blerë këte e këte mall,

e dikush nga ne të mashtroi.

 

Malli  është me defekt,

të lutem ma kthe mua,

merri tre mijë derhem,

jan paratë e tua.

 

Kthehu nga ke ardhe,

mos më shti më shumë të flas,

paratë që pagova mallin,

gjithashtu  ishin fals.

 

E ç’të shtiri në këtë  vepër,

pyet edhe një hëre jehudia,

jam musliman,

s’me lejohet tradhtia.

 

Muhammedi na ka thënë ,

merre mirë vesh,

“kush na mashtron,

nuk është prej nesh”.

 

Atëhërë jehudia tha:

 

Po të, jap tre mijë derhem origjinal,

 

Edhe më shumë  se kaq ,o njeri,

Dhe bërtiti me të madhe,

All-llahu është një ,Muhammedi është i dërguari i Tij.

 

Xhemil Sadiku