Mos rrini shumë ulur

Të gjithë personat që kanë një punë në zyre dhe rrinë shumë kohë ulur mund të kenë probleme që as palestra nuk mund t’i zgjidhë.

Të rrish ulur për  8 orë në ditë mund t’iu shkaktojë probleme tëzemrës apo edhe infarkt.

Stili jonë i jetës sedentare është tejet i dëmshëm për shëndetin dhe as ushtrimet  apo gjimnastika nuk na ndihmon dot.

Në një studim të bërë  në 2 mijë e 31 persona të moshës 50-vjeçare u vu re që qëndrimi ulur shkakton dëme të pariparueshme.

Çdo orë që rrinë ulur shton me 14 përqind mundësinë që të goditemi nga sëmundjet e zemrës.

Por edhe palestra nuk ndihmon aq sa duhet pasi një orë palestër në ditë zhbëhet nga disa orë qëndrim ulur në punë.

Studimi i bërë nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë në San Diego, Kaliforni i shtohet studimeve të mëparshme mbi dëmet që shkakton jetesa sedentare.

Qëndroni sa më pak të jetë e mundur ulur dhe ecni sa më shumë, madje mundësisht shkoni në këmbë në punë çdo ditë./Mesazhi