MOS SHIKO … PO SHIKOHU!!

Mos shiko në madhështinë e gjynahut tënd … po shiko se kujt i bën gjynah?!

Mos shiko në madhështinë e nënshtrimit tënd … po shiko se sa ishe i sinqertë?!

Mos shiko në sasinë e diturisë tënde … po shiko se sa punove me të?!

Mos shiko në numrin e këshillave që i pranove … po shiko se sa u vetëdijesove me to?!

Mos shiko në numrin e shumtë të shokëve … po shiko se sa nga ta u përmisove?!

Mos shiko në shtimin e pasurisë … po shiko se sa ke dhënë si lëmoshë?!

Mos shiko se sa shumë e përmende Allahun … po shiko se sa herë gabove ndaj Tij?!

Mos shiko në sasinë e asaj që e shpreson nga furnizimi … po shiko se sa iu frikove Allahut në të?!

Mos shiko në numrin e madh të fëmijëve … po shiko se sa nga ta i edukove.

Mos shiko në lavdërimin e njerëzve që u  përmisove … po shiko se ti sa përmisove.

Mos shiko në ndershmërinë e prejardhjes tënde … po  shiko se sa ishe modest.

Mos shiko në përsosmërinë e shëndetit tënd .. pos shiko se sa falënderove.

Mos shiko në egërsinë e armiqve tu … po shiko se ti për hir të Allahut, sa mbrojte.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU