Mos thuaj Amin inshaAllah*!

Selam alejkum hoxhë
Deshta me te pyet
A ban pasi te themi Amin me thon inshallah
Pra Amin inshallah
Apo duhet me than vetem Amin pa inshallah

 

Mos thuaj Amin inshaAllah*!

Nga shprehjet e gabuara që po i dëgjojmë shpesh herë është edhe shprehja amin inshaAllah!
Këtë shprehje e ka ndaluar i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë: “Mos të thotë ndonjëri prej jush: O Allahu im më fal mua, nëse dëshiron, o Allahu im më mëshiro mua nëse dëshiron…”(Mutefekun alejhi)
*InshaAllah dmth: Nëse dëshiron Allahu.

Hoxhë Fadil Musliu