MOS U BËJ SI AI, TI KTHEJA ME TË MIRË

Kultura e shoqërisë sonë është për vuajtje.

Nëse më jep dhuratë, i jap edhe unë.

Nëse më thërret, e thërras edhe unë.

Nëse vjen në dasmën time, edhe unë do të shkoj në dasmën e tij.

Madje edhe për ngushëllim, madje edhe për shpërblim.

Nëse më ngushëllon, edhe unë do ta ngushëlloj.

Këshilla ime për ju:

Mos u sill me njerëzit në ndjenja apo dhurata sipas masës krahasuese të shitblerjes dhe jo sipas peshores së fitimit dhe humbjes. Me ta sillu me fisnikëri dhe bujari. Nëse ndokush të privon nga diçka, ti ktheja me të mirë dhe jepja atij.

Ti do të jetosh vetëm se një herë mbi këtë tokë. Nëse gabon, kërko falje. Nëse përmallohesh, fol. Nëse dashuron, paraqite dhe mos hesht.

Bëhu që kush të të shohë, të shpresojë të jetë si ti. Kush të njeh, të lutet për mirësi për ty. Dhe kush të dëgjojë për ty, ta shpresojë takimin me ty.

Kush parfumoset në moralin e tij, parfumi i tij nuk do të thahet, edhe nëse ai do të jetë nën dhe.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU