MOS U DORËZO!

Ka mundësi të biesh në gjynah pas gjynahut.
Pendohesh, prapë bie në gjynah, pastaj pendohesh dhe prapë bie në gjynah.
Derisa, mendon se s’ka më kthim.
Fillon ta përshkruash veten me të gjitha cilësitë.
I dobët, i nënçmuar, nuk do të ndryshoj, nuk mundem.
Mjerë për ty, nëse iu dorëzohesh këtyre mendimeve.
Ai, “Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme.” (El-Bekare: 268)
Kurse ti rikujtoje se “Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i Madh dhe i Gjithëdijshëm.” (El-Bekare: 268)
Mjerë për ty nëse e ngre flamurin e dorëzimit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU