MOS U MËRZIT, ALLAHU ËSHTË ME TY (2)

1. Vetmia të vjen atëherë kur harron se Allahu është me ty!!

2. Shqetësimi vret më shumë njerëz se sa puna; kjo, se njerëzit më shumë shqetësohen se sa që punojnë!!

3. Mos u mërzit për dynjanë dhe çfarë ka në të, të gjithë ne jemi mysafir në tokën e saj!!

4. Po mos ishte përmendja e Allahut. do të vdisnin shpirtrat tonë nga brengat!! “O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun”. Ahzab 41.

5. Më pyesin se si e kam gjendjen? U përgjigjem me “elhamdulilah”, dhe mendojnë se unë jam në majën e lumturisë sime! Ata harruan se ne e falënderojmë Allahun në rehati dhe në vështirësi..!

6. Brengat e tepërta nuk janë arsye e logjikshme që ta vrenjtësh fytyrën para njerëzve! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte me brenga më të rënda në mesin e njerëzve, mirëpo ishte edhe që më së shumti buzëqeshej!!

7. Po të kishte qenë dynjaja e lehtë, nuk do të ishte sabri një nga dyert e Xhenetit!

8. Allahu nuk e braktis një rob që qan, që ankohet dhe e ul kokën e tij, e pastaj lutet!!

9. A ka më mirë se për një rob të Allahut të thotë: “O Zoti im, unë shumë gabova, gjynahe të bëra, të liga veprova dhe të mëkatova, e Allahu të thotë: “O robi Im, Unë ta fala, të mëshirova, gjynahet ti mbulova dhe nga mëkatet të pastrova”.

10. Nëse të ngulfatën tymi i dhimbjes, hape dritaren e lutjes që ta rifreskosh ajrin me fjalën.. O Zot!!

11. Çfarë vlere ka jeta, nëse nuk ecim rrugës, e cila na drejton për në Xhenet!!

12. Me të lidhurin tënd me Allahun, të mirën e sheh si të mirë, dhe të keqen si të keqe!!

13. Lumturinë e ndjen ai që e pastron fytyrën e tij nga brengat, dhe kokën e tij nga problemet, dhe trupin e tij nga dhembjet!

14. Nëse fiken të gjitha dritat dije se ekziston një llambë që nuk fiket deri në vdekje, e ajo është llamba e pendimit!!

15. Nëpër shkolla, në fillim marrim mësime e pastaj kalojmë nëpër provime, kurse në jetë, fillimisht kalojmë nëpër provime e pastaj marrim mësime!

16. O Zot! Kërkoj nga Ti, me emrat e Tua të bukura, të na lirosh nga brengat, dhe ta largosh shqetësimin tonë, dhe të na mundësosh të dëgjojmë lajme që na gëzojnë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU