Rtv Pendimi

Mos u ndalo ti oj robëreshë e Allahut

Jo ti mos u ndalo,oj margaritare!
Sepse ti do t’jeshë gjithëmonë fitimtare.
Mos hjek dorë nga kjo që po vepron,
jo kurrë,ti mos u dorëzo!
Të tjerët të përulin,ti kurrë mos lejo,
mbulesa ty shumë të nderon.

Mos u ndalo, oj robëreshë e Allahut,
dhe sikurse të ngriten të gjithë,në këmbë.
Mos hjek dorë nga kjo që ti po praktikon,
sepse shumë shpërblime do të keshë.
Allahun ti shumë e gëzon,
nga kjo që ti po vepron.

Mos u ndalo,oj robëreshë e Allahut,
jo kurrë,mos u dorëzo,mos u përul,mos u rrëzo!
Të sulmojnë nga çdo anë,
të fyejnë,të ofendojnë.
Ti krenare t’jeshë gjithëmonë,
Allahu ty shumë do të nderon.

Mos u dorëzo,oj robëreshë e Allahut,
me lotë ti mos qajë!
Me të gjitha forcat e tua,lufto në këtë botë,
se Allahu ty të donë.
Të shpërblenë dhe të mbronë,
dhe gjthëmonë ti do të fitosh.

Mos u dorëzo,oj robëreshë e Allahut,
forcoje zemren me Dinë e Imanë,
sepse kjo,ty do të ndihmojë.
Ngrite kokën me krenari,
sepse në kokën tënde,ti ke vendosur kurorë,
dhe këtë nuk mund t’a hjekë njeri.

Mos u dorëzo,oj robëreshë e Allahut,
lute Zotin që të forcojë,devotshmërinë në zemër,gjithëmonë t’a shtojë.
Dhe sikurse e gjithë bota të ngritet në këmbë,
mbulesen nuk mund t’a ndalojnë.
Sepse këtë e kemi obligim,
dhe do t’a mbajnë motrat tona,gjithëmonë…

Shkr…Arta

TË NGJAJSHME