MOS U ZEMËRO!

Përderisa prindi e pastronte makinën e tij të re, i biri gjashtëvjeçar e mori një gur dhe e gërvishti një pjesë të makinës. Prindi, në kulmin e zemërimit, e mori dorën e të birit dhe, pa mos ndjerë gjë, i bie fort disa herë, edhe atë me një çelës hekuri që përdoret nga ana e mekanikëve për makina! Ky veprim, të birit i shkaktoi këputjen e gishtave të dorës së tij!

Duke qenë i shtrirë në spital, i biri e pyeste prindin e vet se kur do t’i rriten gishtat. Kurse babai nga këto fjalë ndjente dhembje të madhe në shpirt. Ndërkohë, babi doli nga spitali dhe filloi të sillet disa herë rreth makinës. U ul në tokë duke qarë e duke shikuar në atë që biri kishte gërvishtur në veturë, nga ku vërejti se i biri kishte shkruar diçka në të. Ato ishin fjalët: “Babai im! I dashuri im!”

Të dashurit e mi, dijeni se dashuria dhe zemërimi nuk kanë kufij! Prandaj, jepni vetës mundësi për t’u qetësuar, para se të merrni ndonjë vendim për të cilin do të pendoheni gjatë tërë jetës suaj! Para se të flini, falni të gjithë! Pastroni zemrat tuaja me falje dhe mëshirë, kështu do të shijoni ëmbëlsinë e imanit!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU