Rtv Pendimi

MOTËR, KY ËSHTË PRINCI I ËNDRRAVE!!

Ai nuk i përshëndet vajzat për dore, e fal namazin dhe e mëson Kuranin.

Agjëron me agjëruesit dhe shoqërohet me njerëzit e mirë.

Ai është djalë i pjekur… po, i ka mundësitë të lidhë lidhje me vajza të shumta, mirëpo ai thjesht nuk do dhe të gjitha i refuzon!

Ka mundësi ta shoqëron cilëndo vajzë që i pëlqen, mirëpo me të vërtetë “i frikohet Allahut”.

Nuk është ajo që ai nuk mundet apo e pengon diçka, mirëpo ai shumë mirë e kupton atë që e vepron.

Ai është djalosh që i frikohet Allahut dhe e di fort mirë, se si do të vepron, do të veprohet me të.

Kënaqësitë dhe epshet ia ka lënë atyre që i pasojnë ato, për arsye se ai e din se “kush e le një gjë për Allah, Allahu do t’ia zëvendësojë me më të mirë”.

Ai e di se nuk lejohet dashnore përveç se në hallall, dhe se nuk ka dashuri përveç se nën hijen e asaj që është i kënaqur Allahu.

Ai nuk tallet me vajzat e huaja dhe ai e di se Allahu është me durimtarët dhe e di se hallalli është gjëja më e mirë që ekziston.

Ai me të vërtetë është i bukur dhe me të vërtetë është i shtrenjtë dhe me të vërtetë është i mre­kullueshëm.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH