MOTËR STUDENTE

Vendos para vetes një copë letër, dhe asnjëherë mos e neglizho pavarësisht si rrjedhin gjërat, ajo është portë e qetësisë, rëhatisë dhe lumturisë… Namazi.

Fjalë e bukur dhe gjurmë të bekuara për atë që kujdeset për namazin.

Namazi është qetësi nga brengat, pikëllimet, lodhjet dhe peripetitë.

Namazi është shpresa dhe qiriu ndriçues në zemrat e besimtarëve, ndryshe llogaritet edhe uji që shuan etjen e të eturave…

Namazi! Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Mes nesh dhe atyre (jobesimtarëve) është namazi, andaj kush e len (nuk e falet), nuk ka besuar”.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Ajo që e dallon robin nga shirku dhe kufri është Namazi.”

Falesh nganjëherë, ndërsa obligim është të falesh çdo herë dhe atë në kohën e tij. 

Allahu ka thënë: “Namazi është detyrim për besimtarët në kohë të caktuar.” (Nisa, 103)

E vonon atë nga koha e tij për shkak të gjumit, pakujdesisë e përtacisë, dhe kjo është e ndaluar.

Kur do të pyeten banorët e Xhehnemit, se: “Për çfarë arsye jeni hudhur në zjarr?

Do të thonë: Nuk ishim prej atyrë që faleshin…”.

Ibën Mes’udi ka thënë: “Nuk e kanë braktisur në përgjithësi, porse e kanë vonuar nga koha e tij.

Bashkon namazet pa arsye të justifikueshme, ndërsa kush falet në kohe, ajo është vërtetë e kapur për fenë e Allahut.

Motrës i rrah zemra me namaz, dhe gjuha nuk i pushon nga të permendurit e Allahut në çdo kohë dhe vend, përveç në disa raste, kur i’u është e ndaluar përmendja e Allahut fetarisht.

Dashuria për namazin qarkullon në gjakun e saj dhe kur dëgjon ezanin përmallohet për atë.

Dhe kur e vonon namazin për një çast, lotët i rrjedhin nga syt për shakak t’dënimit të vonimit.

Namazi është ndriçim për zemrën, zbardhje për fytyrën, energji për gjymtyrët, sjellje e rrizkut, ngritje të padrejtësive, largim të epsheve, ruajtje e dhuntive, zbritje e rahmetit, largim i denimeve, falje e mëkateve, shtim i sevapeve, ngritje e shkallëve, largim i sprovave, ndihmues në të mirë, shërim për nefsin dhe zilinë, ndërsa me madhështorja prej gjithë këtyre është përgjigjja ndaj porosisë së Muhammedi (alejhi selam) para vdekjes së tij, ku thotë:” Namazi…Namazi…”.

Përshtati: Valdet Kamberi