Rtv Pendimi

Moti i ftohtë dhe sëmundjet e zemrës

 

Gjatë motit të ftohtë duhet kushtuar një kujdes më i veçantë mbrojtjes së zemrës, sidomos nëse vuani nga sëmundjet kronike të zemrës – paralajmëron Shoqata amerikane për sëmundjet kardiovaskulare.

Sëmundjet e zemrës dhe gripi
Studimet shkencore kanë treguar se vdekshmëria nga gripi është më e shpeshtë te personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, në krahasim me ata që vuajnë nga sëmundjet tjera kronike. Prandaj të sëmurëve me sëmundje kardiovaskulare u rekomandohet vaksinimi kundër gripit.

Barnat për kongjestionin nazal dhe tensioni i gjakut
Shumë ilaçe që jepen pa recetë, ndërsa shërbejnë për lehtësimin e simptomave të gripit dhe ftohjes, përbëhen nga substanca të ndryshme. Një nga to është edhe ilaçi për kongjestionin nazal (hundët e zëna), që zakonisht është pseudoefedrin ose fenilefrin. Personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk duhet t’i marrin barnat që kanë përbërës të tillë, sepse ata e rritin shtypjen e gjakut. Ndërkaq, nëse doemos duhet t’i përdorin, atëherë fillimisht duhet të konsultohen me mjekun.

Pastrimi i borës
Sipas hulumtimeve shkencore, vdekjet e papritura të zemrës shumë shpesh ndodhin gjatë dimrit. Aktiviteti, siç është pastrimi i borës, sidomos te personat që nuk merren vazhdimisht me aktivitet fizik, mund të jetë nxitës i problemeve të zemrës që mund të përfundojë në mënyrë fatale. Prandaj personat me sëmundje të zemrës dhe ata që kanë rrezik të shtuar për sëmundje kardiovaskulare duhet të kenë kujdes. /MjekuKy artikull është marrë nga www.kohaislame.com.

TË NGJAJSHME