Lenovo i ka prezantuar rezultatet e saj financiare për tremujorin e fundit të vitit 2014, dhe me këtë ka dhënë disa detaje interesante për operimet e saj në industri.
Në njoftimin e kompanisë, mes tjerash thuhet se Motorola i ka shitur 10 milionë njësi të telefonave për këtë tremujor, që paraqet një rritje prej 118% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Edhe pse nuk i ka ndarë shifrat e shitjeve për të treguar se sa njësi të Moto X dhe Moto G janë shitur, pretendohet se shitjet e Moto G kanë qenë më të mëdha.
Me depërtimin në tregun kinez pritjet janë që Motorola përfundimisht të fillojë të operojë me profit, dhe të shesë sasi shumë më të madhe të telefonave të saj mobil në muajt e ardhshëm. (Telegrafi)