Rtv Pendimi

Mozilla nuk do të mbështetet më vetëm në Google

Mozilla, organizata jo-fitimprurëse e cila qëndron prapa shfletuesit të famshëm të internetit Firefox, ka thënë se ajo nuk do të mbështetet më në Google për të ardhurat e saj.

Mozilla pret që të fitojë edhe më shumë me anë të marrëveshjeve të saj të kërkimit, të cilat jo domosdoshmërisht e përfshijnë gjigantin Google, raporton CNet.

Për shumë vite, Mozilla ka gjeneruar të ardhura nga një marrëveshje që ajo e ka pasur me Google, e cila paguante për privilegjin e të qenit motori primar i kërkimit në Firefox.

Por kësaj marrëveshje po i vjen fundi, pasi Mozilla tashmë ka bërë marrëveshje të reja me motorë të ndryshëm të kërkimit në vende të ndryshme.

Vitin e kaluar Mozilla raportoi se ka arritur të gjenerojë më shumë se 330 milionë dollarë në të hyra, ndërsa tani pret që këtë vit ta përmbyllë me rezultate edhe më të mira sesa ato të vitit të kaluar. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME