Rtv Pendimi

Mrekullia e ADN-së – Gjenitë

Nga pyetjet që ia kam parashtruar prim. dr. med. sc. Ali Iljazit, në intervistën e fundit që realizova me të:

Kunushevci: Cila është mrekullia e ADN-së? Dhe kur jemi te ADN-ja, një pyetje tjetër që mund të ndërlidhet: Ka një interpretim nga Ajnshtajni se njeriu e vë në funksion vetëm 10% të potencialit mendor. Sa është e vërtetë kjo dhe si mund të shpjegohet e të kuptohet?

Iljazi: Molekula e quajtur ADN që gjendet në bërthamën e çdo 100 trilion qelizave të trupit tonë, përmban gjithë informacionin strukturor të njeriut. Informacioni që ka të bëjë me të gjitha karakteristikat e një personi që nga pamja e jashtme e deri në strukturën e organeve të brendshme është e regjistruar në ADN me anë të një sistemi të veçantë kodimi. Informacioni në ADN është i koduar brenda sekuencës së katër bazave speciale që e ndërtojnë molekulën. Këto katër baza janë specifikuar si: A, T, G, dhe C. Të gjitha ndryshimet strukturore midis njerëzve varen nga ndryshimi në sekuencën e këtyre gërmave. Kjo është pak a shumë si një kasafortë të dhënash e përbërë prej 4 shkronjash.
Rregulli sekuencor i gërmave të ADN përcakton strukturën njerëzore deri në detajet e saj më të vogla. Përveç karakteristikave si gjatësia, sytë, flokët, dhe ngjyra e lëkurës, ADN e një qelize gjithashtu përmban dizejnimin e 206 kocakve, rreth 600 muskujve, e një rrjete me 2 milion nerva optikë, 100 miliard qelizave nervore, rreth 130 miliard metra enësh gjaku, dhe 100 trilion qelizave. Nëse do të shkruanim informacionin e koduar në ADN, atëherë do të na duhej të përpilonim një bibliotekë gjigande me 900 volume enciklopedike me 500 faqe secili. Në vitin 1953, puna e shkencëtarëve James Watson dhe Francis Crick mbi ADN hapi një faqe të re në shkencën e gjenetikës. Sipas studimeve shkencore njeriu mund të shfrytëzojë deri në 13% të kapacitetit të trurit (gjenitë). Pjesa tjetër e energjisë mbetet thellë e deponuar si thesar i pashfrytëzuar. Ndoshta në të ardhmen e afërt njeriu do të ketë mundësi të rrit këtë përqindje.

TË NGJAJSHME