Bashkësia Islame e Preshevës ndihmohet me një donacion prej 35.500 eurove të dhuruara nga znj. Muhabere Hasani nga Presheva, raporton rtvpresheva.com
Ky donacion i dedikohet institucionit të medresesë së Luginës së Preshevës, institucion i cili është në kuadër të Bashkësisë Islame të Preshevës, respektivishtë nxënësve të saj për nevojat e tyre.
Familja Hasani edhe më herët kishin dhënë një kontribut të tillë për ndërtimin e xhamisë së fshatit Çukarkë.
Në shenjë mirnjohje dhe falënderimi për këtë donacion, antarët e Bashkësisë Islame të Preshevës dhe profesorët e medresesë së Luginës së Preshevës në shtëpinë e famikjes Hasani bën këndimin e Mevludi Sherifit.
Lusim Allahun që haxhiken znj. Muhabere Hasani dhe familjen e saj Allahu t’i shpërblen me të mirat e Tij në dunja e Ahiret.
Njofton Sektori për informim pran Bashkësisë Islame të Preshevës dhe medresesë së Luginës së Preshevës.