Muhamed nusuridin Al Albani

MUHAMED NASIRUDIN ALBANI 1914 m.-1999 m.

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë konsiderohet ndër dijetarët më të mëdhenj të Islamit, kurse më I madhi I hadithit me konsensues të dijetarëve të Ehli Sunetit në shekullin e njëzetë miladi. Për të cilin dijetarët pranojnë se ka kthyer stilin e kohës së Ibën Haxherit, Dhehebiut, Sujutiut, etj. Në interesim për hadithin dhe shkencat e tij.

 

Lindja dhe rrritja e tij:

Shejh Muhamed Nasirudin I biri I Nuhit u lind në Shqipëri në qytetin e Shkodrës, në vitin 1333 h. (1914 m.) rrjedhë nga një familje fetare tek e cila mbretëronte interesimi për dituri dhe babai I tij ishte hoxhë tek I cili ktheheshin njerëzit për ta pyetur rreth çështjeve të fesë.

Mbreti Ahmed Zogu kur filloi haptas që Shqipërisë t’I jape kahje ateiste pro-perëndimore babai I Shejh Albaniut bashk me familjen e tij nga frika e devijimit u shpërngulën në Damask të Sirisë për ta ruajtur fenë e tyre.

Atje shejh Albani kreu shkollën filllore në medresenë Isaf el-hajrie me një sukses të dalluar nga të gjithë shokët e tij.

Babai I tij duke pasë vërejtje në shkollat shtetërore në aspektin e tyre fetarë vendosi që djali I tij të mos vahdonte shkollimin në to por I vendosi një program shumë aktiv nën përgjegjësinë e vet që ta mësonte djalin. Ai filloi ta mësojë Kuranin përmendësh, texhvidin, sintaksën, morfologjinë, fikhun hanefit. Shejh Albani tek babai I tij përfundoi mësimin përmendësh të Kuranit e pastaj mësoi nga shejh Seid el-Burhani librin Meraki el-Felah në fikhun hanefi, duke mos lënë anash prezantimin tek shejh Behxhet Bejtari.

 

Emri I tij “Shqipëtari”

 

Shejh Albani kështu u quajt për shkak se ishte shqipëtarë dhe nuk deshi ta humbte identitetin e tij kombëtarë. Emër ky me të clin u bë I njhour në të gjithë botën dhe perms tij e tërë bota arabee njohu kombin shqipëtarë. Shembull ky I veçantë që duhet ta dijë gjithsecili shqipëtarë që tregon krenarinë e këtij burri, veti kjo e humbur nga shumë “Shqipëtarë” të tjerë që kurrë nuk kanë deklarar e as pranuar para botës se janë me prejardhje shqiptare, bile edhe kishin ndërruar emrat e tyre që most ë identifikohen sit ë tillë. Gjë e cila nuk ndodhi me shejh Albanin I cili edhe pse nuk mundita vizitonte vendin e lindjes së tij për shkak të sistemit komunist ai prapë e fliste shqipen shumë qartë, gjuhë kjo me të cilën nuk turpërohej para askujt ta pohonte se e dinted he I takonte këtij kombi.

Qoftë I kënaqur Allahu me këtë burrë shqipëtarë të vërtetë dhe le të vdesin me ankth e inat armiqtë e tij që nuk duan kurrë të flasin për emrin e as personalitetin e tij.

 

Profesioni i tij:

 

Që I vogël nuk ju nda babait të tij në profesionin e vet si orëndreqës ku edhe u dallua në ndreqjen e orëve dhe u njoh nga të gjithë myshterinjtë të cilët e respektonin. Zanat ky në të cilin punoi një pjesë të madhe të jetës nga e cila edhe jetonte. Zanat ky I cili I ndihmoi shumë që të kishte kohë për tu marrë me lexim, studim e mësim të shkencave fetare.

 

Mësimi I hadithit:

 

Kur arriti të njëzetat e moshës së tij filloi të dallohej me interesimin e tij për rhadithin dhe shkencat e tij në të cilat ishte përkushtuar tërësisht, edhe pse babai I tij ishte pauses I medhhebit hanefij dhe e kundërshtont djalin e tij për këtë interesim të mësimit të shkencave tl hadithit. Frymëëzim për këtë interesim I kishte dhënë revista “El-MEnar” të cilën e botonte Shejh Muhamed Reshid Rida, kurse libri I par të cilin e kopjoi me dorë të tij ishte libri: “El-mugni an hamlil es-far fi tahrixhi ma fil-ihjai minel ahbar” të hafiz Irakiut.

 

Ky fillimi  mbarë ishte I shumë I dobishëm për Shejhin I cili shumë shpejtë arriti të bëhej I njohur në tërë shoqërinë e Shamit si njeri I hadithit aq sa bibliotek kombëtare “Edh-dhahirije2 në damask ja veçuan një dhomë ku Shejh Albani studionte I qetë dhe ju besua edhe një çelës I kësaj biblioteke me miliona tituj dhe dorëshkrime në të cilën futej dhe rrrinte sat ë donte pa ju përzier askush.

Kurse marrja me shkrime ishte ajo që pasoi tërë këtë lexim. Librin e pare që e shkroi ishte me titull; “Tahdhir es-saxhid an itihadhil kuburi mesaxhid” I botuar me qindra here. Kurse punimi I pare në shkenca të hadithit me metodologjinë e tij të njohr ishte libri: “Err-revd en-nedir fi tertib ve tahrixh el-muxhemus-sagir” të imam Taberanit  (akoma dorëshkrim)

Interesimi për studimin e hadithit Shejh Albanit I dha drejtimin e njohur të tij në pasimin e selefit duke mos mohuar ndikimin e madh që kishin librat e shejhul Islam Ibën Tejmies dhe Ibën Kajimit.

Në këtë kohë Shejh Albani filoi edh daven në teuhid-monoteizëm dhe passim të synetit sipas rrugës së selefit duke vizituar dhe debatuar me hoxhallarët e atëhershëm të Shamit debate këto që shejhit I sollën një kundërshtim dhe armiqësi të madhe nga prijësit e sekteve, tarikateve dhe bidatit në ato vende ku filluan edhe ta kundërshtojnë haptas pa mëshirë. Porse nga aa tjetër dijetarët e nderuar të Shamit që I njihnin argumentet e nduhmuan Shejhin duke e përkrahur në daven e tij, prej tyre ishte Shejh Behxhet Bejtari, Shejh Abdulfetah el-imam, Shejh Teufik El-bezere, etj.

 

Thirrja e tij në fe:

 

Thirrjen e tij Shejhi para shpërnguljes në Jordani e kishte fokusuar në dy mënyra;

 

1-Përmes derseve të ndryshme që I kishte në Damask. Të rregullta I kishte dy prej tyre në të cilat spjegoi shumë libra prej të cilave ishin: Fet-hul mexhid –në akide, Err-redatun-nedije të shevkanit, Usulul fikh të Abdulvehab Hilafit, El-baith el-hathith-Ahmed Shakirit, Munhaxhul Islam fil hukmi të Muhamed Esed, fikhu suneh të Sejid Sabikit, etj.

2-Loji I dytë ishte ai I udhëltimeve që I bënte fillimisht Brenda Sirisë nëpër qytete të ndryshme të saj duke shkuar me ditë të tëra për t’I mësuar njerëzit e atyre vendeve. Pastj filloi të udhëtonte edhe në Jordaani për qëllime të tilla. Këto derse dhe udhëtime nxitën reagime të shumë bidatxhinjëve të cilët filluan ta nxitin qeverinë siriane kundër tij ku për shkak të saj edhe e burgosën shejhin.

 

Durimi I tij karshi sprovave:

 

Që në fillimt e viteve 1960 m. qeveria Sisiane filloi ta përcillte shejhin me çrast edhe e burgosën për  here të pare në vitin 1967 ku qëndroi në të një muaj. Atë e vendosën në të njejtënin burg –në burgun e kalasë së Damaskut- në të cilin kishte qenë I burgosur edhe Shejhul Islam Ibën Tejmie. Pastaj e burgosën edhe herën e dyytë në të cilin qëndroi tetë muaj por tani jo në të njejtin burg. Aty Shejhi rexenzoi librin Muhtesar sahih muslim të hafidh Mundhiriut dhe aty u takua me shumë njerëz të njohur dhe autoritativ të cilët I kishte burgosur regjimi sirian.

Gjatë tërë këtyre kohëve ai ju bënte ballë sprovave duke mos u ndalë në rrugëtimin e dijes dhe të daves.

 

Disa nga punët e tij:

 

Ky dijetarë kishte shumë punë, projekte dhe realizime, por duke mos pasë mndësi të përmendjes së të gjithave do ëtë veçojmë:

 

1-Pesëmarrës nëpër tribunat e shejh Muhamed Behxhet Bejtarit në të cilat prezantonin edhe shumë dijetarë të akademisë shkencore të Damaskut.

2- Fakulteti I sheriatit në Damask e përzgjodhi për të rcenzuar dhe saktësuar hadithet që flasin rreth kapitullit të SHitblerjes, duke I studiuar ata dhe për t’I verifikuar ata. Kjo ndodhi në vitin 1955 m.

3-  U zgjodh anëtarë I  “komisionit të hadithit”  nl epokën e bashkimit mes Egjiptit dhe Sirisë komision I cili kishte detyrë përhapjen e synetit dhe recenzimin e librave të tij.

4-Univerziteti “Selefit” në Indi kërkoi nga ai që të bëhej përgjegjës I hadithit (dhe çka ka të bëjë me të) por shejhi kërkoi falje pasi nuk mund të shkonte sepse ishte vështirë transferimi I familjes deri në Indi duke pasë parasyshë se në atë kohë India ishte në luftë me Pakistanin.

5-Hirësia e tij shejh Hasen ibën Abdullah Ali shejh –ministër I arsimit në Arabinë Saudite- kërkoi nga ai që të bëhej përgjegjës I studimeve posdiplomike në univerzitetin e Mekës, por për disa shkaqe personale të Shejhit nuk mundi të shkojë.

6-Ishte pjesëtarë I komisionit të lartë në Univerzitetin Islamik të Medinës nga viti 1395 h. deri 1398 h. kohë kjo në të cilën ishte edhe professor I shkencave të hadithit.

7-Shkoi në Spanjë për tribune, ftesë kjo që ju bë asokohe nga muslimanët e Spanjës. Nuk munguan as vizitat nëpër Evropë për çështje të davetit.

8-Vizitonte të gjitha shtetet arabe e sidomos ato të gjirin persik për vizita të shumta në të cilat pritej nga njerëz ë shumtë studentë e zyrtarë të lartë.

9- U përzgjodh nga SHejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, që të niste projektin e davetit në Egjipt, Marok dhe Britani të madhe për t’I ftuar njerëzit në tevhid, në passim të Kurani dhe Synetit.

10-Ftohej nëpër shumë konferenca, të cilave shpesh ju përgjigjej por edhe I refuzonte pasi ishte shumë I nxënë me punë dhe nuk kishte mundësi të shkonte në to.

 

Koha e tij:

 

Ishte I kujdesshëm deri në maksimum që të mos humbte kohën kot, pror e shfrytëzonte pa masë sa përmendet se kur ishte në shkallë duke kërkuar gjëra që I interesonin nga librat e biblotekës që të mos humbte kohë nuk zbriste nga shkallët por I shfletonte librat aty dhe nëse nuk e gjente atë që dëshironte e ndërronte librin e kështu me radhë ku ndodhte që deri katër orë të qëndronte ë këto shkallë.

Shpesh refuzonte vizitat nëpër shtëpi private veç për arsye se ishin larg shtëpisë së tij e I dhimbsej koha për të shkuar deri atje.

Përmendet se nuk flinte më tepër se katër orë, kurse kohën tjetër e kalonte në dave, derse, lexim, shkrim, studim, adhurim ushqim, e të ngjashme me to. Ku ceket se nëse nuk kishte ders atë ditë njëzet orë qëndronte në bibliotekë përveç kur dilte për namaz, ndërsa ushqimin e hante në të.

Librat që I kishte lexuar ishin të panumërta duke ditur se kishte raste që nëpër duart e tij kalonin me mijëra faqe të librit. Ishte I dhënë edhe pas librave dorëshkrime të vjetra në bibliotekën “Dhahirije” të Damaskut, t[ cilat I kishte lexuar të gjitha dhe kishte shkruar dobitë prej tyre që nuk gjindeshin në librat e botuara, ku numri I librave që I shkroi prej këtyre dorëshkrimeve arrinë me vëllime të tëra.

 

Nxënësit e tij:

 

Nxënësit e tij ishin të shumtë, ata ndahen në dy grupe kryesore; nxënës të hershëm të tij që morrën mësim sa ishte Shejhi akoma në Siri prej të cilëve janë Shejh Id Abasi, Adnan Aruri, Hamdi es-selefi, Abdullah alush, Mahmud Istanbuli. Muhamed Xhemil Zejno,  etj. Dhe lloji I dytë ata që mësuan tek Shejhi pasi u shpërngul në Aman të Jordanisë prej të cilëve janë: Selim Hilali, Meshhur Haseni, Ali Halebiu, Ebu Is-hak Huvejni, Mukbil Vadii (kishte mësuar në Univerzitetin Islamik të Medines), etj.

Prej tij përfituan shumë edhe dy dijetarët tjerë shqiptarë: Shejh Abdulkadër Arnauti dhe Shejh Shuajb Arnauti të cilët kishin punuar së bashku me të më tepër se 25 vite. Duke mos lënë pa veçuar Ebu Malikun –Muhamed Ibrahim Shakre- I cili ishte ndër nxënësit më të dashur të Shejh Albanit.

Me të shpërngulur në Jordani nxënësit e Shejhit u shtuan shumë tek I cili vinin edhe nga shtete të tjera porse asokohe shejhi nuk kishte derse të hapura për të gjithë përveç takimeve vëllazërore të rastit nëpër shtëpi private. Përmendet se sikur të kishte derse të hapura për të gjithë në dhjetë vjetëshin e fundit të jetës së tij do të bllokoheshin rrugët e qytetit nga interesimi I madh I njerëzve për marrjen e dijes nga ai, Allahu e mëshiroftë !

 

Librat e tij:

 

Shejhi ka arritur të krijojë nja bagazh të madh të librave të cilin asnjë dijetarë tjetër në këtë shekull nuk e ka bërë. Librat e tij të botuara dhe dorëshkrime kalojnë treqind tituj- çofshin të vogla apo të mëdha-

Librat e tij janë të një rëndësie të vacant të cilat I posedon çdo dijetarë dhe nxënës dije, janë përkthyer në dhjetra gjuhë të ndryshme dhe vazhdonë të përkthehen ku edhe në gjuhën shqipe nuk mungojnë ato. Megjithatë akoma ka libra të tij të cilat nuk kanë pare dritën e botimit dhe presin studiues seriozë që do tu shërbejnë atyre.

 

Duke mos pasë mundësi t’I cekim të gjitha at one do të veçojmë me përmendje sin ë vijim:

1-Irvaul galil, 2-Silsile sahiha…, 3-Silsile daife, 4- Sifetu sala (forma e namazit), 5-Adabuz-zefaf, 6-Tahdhir es-saxhid, 7-Ahkamul xhenaiz, 8-Ed-dexhal, 9-Haxhetun-nebij, etj.

 

Shejhit në vitin 1999 m. (1419 h.) ju dha çmimi “Mbreti Fejsal” për hulumtime shkencore dhe shërbim të shkencave të hadithi, çmim ky që I jepet njerëzve të përzgjedhur që I kanë shërbyer fesë dhe shkencave të saj.

 

Të tjerët për të:

 

Shejh Abdulaziz ibën Bazi tha:

 

“Nuk di të ketë nën kupolën e qiellit njeri më të ditur se shejh Albani në shkencat e hadithit”

 

Shejh Muhamed ibën Salih Uthejmini tha:

 

Ajo që di për këtë shejh, edhe pse pak na ka rënë të takohemi, është fakti se ka një kujdes të veçantë për të punuar sipas mësimeve të synetit, luftimin e bidatit, sin ë çështjet e akides asht edhe të adhurimeve. Këtë gjë e kamë vërejtur edhe nga leximi im që ja kam bërë librave tëtij. Njeri me diapason të madh të dijes në shkencat e hadithit sin ë transmetime ashtu edhe kuptim të tij. Nga librat e tij ka dashur Zoti të përfitojn ë shumë njerëz, sin ë çështjet e dijes shut edhe ato të menhexhit (metodës Profetike të kuptimit të fesë) dobi kjo e madhe për muslimanët për të cilën falënderojmë Allahun. Sa I përket recenzimet e tij most ë flasim për to.

 

Shejhi i kohës Muhamed Emin Shenkiti

 

Përmendet se shejh Emin Shenkiti e nderonte shejh Albanin dhe sa here që e shihte në Xhaminë e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, ngritej nga vendi I tij edhe nëse ishte në ders e përshëndeste e pastaj vazhdonte dersin.

 

Shejh Mukbil el-Vadii thotë:

 

Ajo që besoj dhe me bindje të tillë Allahun e adhuroj është fakti se shejh Muhamed Nasirudin Albani ishte prej atyre dijetarëve me të cilët Allahu e renovon fenë e Tij.

Amaneti I tij:

 

Shejh Albani kishte një simpati ët madhe për Univerzitetin Islamik të Medinës në të cilin kishte qenë professor tri vite dhe në të kishte kaluar kohën mëtë mire të jetës së tij në përhapjen e diturisë dhe synetit, realitet ky që e përmend shpesh në libra, kaseta e derse të tij. Ky ishte shkak uqë edhe në fund të jetës së vet a përmendte këtë gjë ku për shkak të këtyre kujtimeve të mira në këtë Univerzitet ai tërë bibliotekën e tij personale me çfarë kishte në të, botime, dorëshkrime, etj. Ti dhurohej këtij Univerziteti e cila edhe I është dhuruar të cilën kam pasë rastin ta shoh edhe vet me here të tëra.

 

 

Vdekja e tij:

 

Shejh Albani vdiq me datën 22/ 6/ 1420 h. (02/10/1999) dhe u varros pas namazit të Jacisë.

 

Allahu e mëshiroftë këtë Shejh dhe vëllezërit e tij dijetarë !

 

Lulzim Mehmet Susuri

20/2/2012