Rtv Pendimi

Muharem Qaili

Biografia e Muharem Qailit Memit

Muharem Qaili lindi me 04 shkurt të vitit 1973, në Shkup. Një ish këngëtar mjaft I njohur nga Shkupi I cili me disa prej albumeve të tija para disa vitesh ka korrur suksese të mëdha deri atë ditë kur ai vendosi të përqafoj fort Islamin dhe në atë mënyrë të distancohet nga muzika duke filluar të këndoj ilahi në gjuhën shqipe.

✅Rinia dhe edukimi

Pas shkollës fillore dhe te mesme ai filloj të merrej me biznes dugojat e veta ,Muzika ishte pasion I tij qysh nga vegjelia. Qysh si fëmijë madje para se të fillonte shkollën fillore filloi të këndoj.
Karriera muzikore
Në vitet 1995 e nxori albumin e parë, pasi që Muharemi nuk ishte akoma I njohur si këngëtar, sukseset I arriti me albumin e dytë të titulluar burgi I zi I cili pat mjaft sukses dhe u bë shumë I njohur. Në vitet 1998 deri 2002 ai gjithashtu bëri edhe disa filma mjaft të bukur të cilët ishin shumë të shikuar në trevat shqiptare dhe në diaspor.

✅Përqafimi I Islamit

Muharemi gjithmonë e ka pasur në zemër islamin por jo edhe në praktik, namazin e ka falur rregullisht prej 1996 dhe njëkohësisht ka qenë edhe muezin në Xhamin e sulltan muratit te doktor Zekerija Bajrami. Në vitin 2008 vendosi që një ditë të braktisë muzikën dhe të merret me këndimin e ilahive.

✅Këndimi I Ilahive

Muharemi është I vendosur në bindjen e tij se për të bërë një hap të tillë duhet ta njohësh dhe ta praktikosh islamin me përpikmëri.Ky vendim I Muharemit I solli edhe vështirësi të shumta me produksione të ndryshme muzikore. Albumi I parë I ilahive ishte “A më fal o Zoti Im “një album mjaft I bukur .

Muharem Qaili Memi 076 743 731

TË NGJAJSHME