Rtv Pendimi

Mulla Asllan Murati

Mulla Asllan Murati ka lindur me 12 shkurt 1943 në Zhabar të Poshtëm (Fushë Ibër).
Është djali i dytë i Haxhi Ajet Muratit. Ai rrjedh nga familja me traditë atdhetare dhe fetare. Mulla Asllan Murati shkollën fillore e kreu në Zhabar të Poshtëm, ndërsa tetëvjeçarën në shkollën “Avdullah Shabani” në Mitrovicë.
Pas tetëvjeçarës filloi për të mësuar shkrim –leximin, në gjuhën arabe (1955) të hoxha i fshatit, myderrizi Mulla Rexhep Bejta, alim i njohur në kohën e vet.
Medresen e kreu në vitin 1966 dhe në vitin 1969 caktohet (emërohet) imam “hatib” dhe “vaiz” në Xhaminë e Zallit (tani “Isa Beg”) në Mitrovicë .
Pas këtij emërimi regjistrohet me korospodencë në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë – në Degën e Historisë dhe Gjeografisë, ku diplomoi dhe merr titullin e arsimtarit për histori dhe gjeografi. Më vonë regjistrohet edhe në Fakultetin Filologjik- Dega e Oriontalistikës, në gjuhën arabe, turke dhe persiane të cilin e kreu në vitin 1982.
Mulla Asllan Murati përveç detyrës së imamit në xhami të cilën e kreu më tepër se katër dekada e gjysëm, ai kreu edhe detyra të tjera me përgjegjësi në Bashkësinë Islame. Për një mandat katërvjeçar ishte kryeimam në Bashkësinë Islame në Mitrovicë, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në këtë qytet.
Në vitin 1982 zgjedhet nënkryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës me seli në Prishtinë. Po në këtë vit zgjedhet edhe antar i Kryesisë Supreme të Jugosllavisë me seli në Sarajevë, me mandat katërvjeçar. Në mandatin e dytë, në vitin 1986 Mulla Asllan Murati zgjidhet nënkryetar i Kuvendit Suprem të Kryesisë Supreme të Bashkësisë Islame për Jugosllavi.
Mulla Asllani njihet edhe si krijues letrar, e sidomos si përkthyes i veprave fetare. Ai përktheu veprën kapitale nga arabishtja me karakter fetar dhe juridik në katër vëllime: “Sahihu-l-Muslim”, që për kah rendësia radhitet menjëherë pas “Buhariut”. Vëllimi i parë përfshin hadithet prej 1-570 faqe, kurse vëllimi i dytë përfshin hadithet prej 570- 1155 faqe. Edhe dy vëllimet tjera kanë hadithe sa dy vëllimet e para.
Mulla Asllani ka edhe vepra të tjera në dorëshkrim. Njëra ndër to është vepra e përkthyer nga arabishtja “El-Luluu Vel- Merxhan” (“Diamantet dhe Xhevahiret”), e cila ka 1983 hadithe autentike.
Mulla Asllan Murati, siç është thënë edhe më lart është angazhuar në rindertimin e “Xhamisë se Zallit”- “Isa Beg”, e cila në prani të strukturave më të larta të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe të Turqisë, ministrave të të dyja shteteve, deputetëve nga Turqia, ambasadorëve, përfaqësuesve të pushtetit lokal, hoxhallarëve, e shumë xhematlinjëve, është përuruar më 20. VI. 2014.
Mulla Asllan Murati ishte i devotshëm ndaj Fesë dhe Atdheut, mbetet shembull i rrallë për brezat që vijnë.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH