haha

Mund të përdorni telefonin tuaj në avion, KE miraton përdorimin e 5G në fluturim

Telefonat celularë me 5G do të mund të përdoren në bordin e avionëve evropianë. Kjo është pika e kthesës e vendosur nga Komisioni Evropian, i cili përditësoi vendimin zbatues për spektrin e komunikimeve celulare në bord të avionëve, duke përcaktuar frekuenca të caktuara për teknologjinë 5G në fluturim.

“5G do të mundësojë shërbime inovative për njerëzit dhe mundësi rritjeje për bizneset evropiane. Qielli nuk është më kufiri kur bëhet fjalë për mundësitë që ofron rrjeti me shpejtësi dhe kapacitet të lartë”.

Shërbimi do të ofrohet në kabinën e avionëve të pajisur me pajisje të posaçme rrjeti për të lidhur përdoruesit dhe për të drejtuar thirrjet, mesazhet me tekst dhe të dhënat nëpërmjet një rrjeti satelitor.

Komisioni ka ndryshuar gjithashtu një vendim zbatues për valët e frekuencës 5 GHz, i cili do t’i bëjë valët të disponueshëm për Wi-Fi në transportin rrugor, në makina dhe autobusë.

Vendimi hedh themelet për risitë në sektorin e automobilave. Sipas vendimit të ndryshuar zbatues, Shtetet Anëtare do t’i bëjnë valët e frekuencës 5 GHz të disponueshme për përdorim në bord në rrugë sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se deri më 30 qershor 2023.