Musk ndërton baterinë litium-jon më të madhe në botë
Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk premtoi sot se do të ndërtonte baterinë më të madhe litium-jon në botë për të ruajtur energjinë e rinovuar në Australi brenda 100 ditëve ose ta ofronte falas.
Shefi i kompanisë së prodhimit të makinave elektrike “Tesla Motors” tha se do të ndërtonte një bateri të sistemit 129 megavat në orë për të ruajtur energjinë e prodhuar nga kompania franceze e erës “Neoen Hornsdale Wind Farm “, që është aktualisht në ndërtim e sipër, si pjesë e një projektit për të mbështetur rrjetin elektrik në shtetin e Australisë Jugore.
“Sigurisht që ka rrezik, sepse ky do të jetë instalimi më i madh i baterive në botë me një diferencë të konsiderueshme, bateria e ardhshme më e madhe në botë është 30 megavat”, tha Musk.
Bateria e sistemit 129 megavat në orë, që do të instalohet brenda këtij viti, do të jetë mjaft e madhe për të furnizuar me energji 30.000 shtëpi dhe të sigurojë energji rezervë në situata emergjente.
Musk tha se bateria do të jetë një përmirësim themelor i efikasitetit për rrjetin.