Muslimanët në ushtrinë austriake

Siç ndodhë shpeshherë në vendin tonë, edhe këtë javë për të tërhequr vëmendjen nga problemet madhore që kanë kapluar shoqërinë kosovare bënë bujë të madhe falja e namazit në një kazernë të FSK-së dhe mbulesa e një mësuese në komunën e Malishevës.

Andaj, shkurtimisht dua t’i paraqes disa të dhëna rreth statusit dhe organizimit të jetës fetare islame përbrenda ushtrisë austriake. Fakti që edhe në këtë temë shteti austriak luan një rol të veçantë krahasuar me gjitha shtetet tjera evropiane më jep kurajo dhe më bën të ndihem krenar për tolerancën e dëshmuar të shtetit austriak dhe shpresoj që ky model një ditë të jetësohet edhe në Kosovën time të dashur.

Pas okupimit të Bosnjës dhe Hercogovinës në vitin 1878 u paraqit nevoja që edhe ushtarët e ri muslimanë të integrohen në ushtrinë e perandorisë së atëhershme habsburgeze. Nisur nga ky fakt, në vitin 1891 (Vocelka, 2013) për herë të parë në historinë e ndonjë perandorie evropiane, angazhohet një imam në ushtri për të udhëhequr ritet fetare të ushtarëve të besimit islam. Kjo pozitë do të fuqizohet me hyrjen në fuqi të ligjit islam në vitin 1912 që njeh fenë islame si të barabartë me të gjitha konfesionet tjera në perandori. Prezenca e imamit në ushtri do të zgjas gjerë pas luftës së parë botërore ku dhe do të shpërbëhet perandoria austro-hungareze. Me përfundimin e luftës e gjerë në vitet e 1990-ta prezenca e ushtarëve muslimanë në ushtrinë austriake do të jetë barabartë me zero. Përsëri do të jenë vëllezërit tanë boshnjak, të cilët pas ikjes nga lufta në Bosnje do të vijnë masovikisht si refugjat në Austri dhe do të fillojnë një jetë të re këtu. Poashtu ardhja e fuqisë punëtore gjatë viteve 1960-1970 do të ndikon që fëmijët e këtyre një ditë të bëhen pjesë e ushtrisë austriake.

Në vitin 2004, me vetiniciativën e një ushtari muslimanë të nacionalitetit turk, do të ndërtohet mesxhidi i parë në ushtrinë austriake i cili ndodhet në kazernën “Maria-Theresien” në Vjenë dhe i cili edhe sot e kësaj dite është i vetmi i këtij lloji në shtetet e Bashkimit Evropian. Në vitin 2008, Bashkësia Islame e Austrisë arrinë marrëveshje historike më Ministrinë e Mbrojtjes ku të dyja palët dakordohen të angazhohen dy imamë në ushtrinë austriake për nevojat e besimtarëve muslimanë, të cilët kryejnë shërbimin ushtarak për tashmë vendin e tyre të ri, Austrinë.  Njëri imam do të stacionohet në kazernën “Maria-Theresien” në Vjenë dhe do të jetë përgjegjës për regjionet lindore të Austrisë, ndërsa imami tjetër do të udhëheqës detyrën e tij në Salzburg për muslimanët e regjioneve përëndimore të vendit.

Me 16. Qershor 2015 do të marrë detyrën imami i parë, i cili do të shërbejë në Vjenë, Abdulmedzid Sijamhodzic. Ndërsa pritet që në vazhdim të angazhohet edhe imami i dytë për të cilin janë dakorduar palët i cili do të jetë në Salzburg.

Në festën kombëtare austriake në vitin 2015 për herë të parë në historinë e re të shtetit austriak foli dhe bëri duanë edhe imami Sijamhodzic, moment ky që hyri në histori dhe bëri bujë të madhe si në mediat vendore ashtu edhe në ato evropiane.

Sipas të dhënave të fundit, në ushtrinë austriake 10% i takojnë besimit musliman ndërsa vetëm në kazernat e Vjenës 25% të ushtarëve janë musliman. Këtyre ushtarëve iu mundësohet ushqimi hallal pa mish derri, falja e 5 kohëve të namazit, falja e namazit të xhumasë me imam sidhe ditë të lira për dy bajramet. I vetmi kriter që kërkohet është një vërtetim nga Bashkësia Islame e Austrisë se i takon besimit islam dhe dëshiron të i kryen ritet fetare gjatë shërbimit ushtarak.

Falëmnderojmë Zotin Fuqiplotë që ky shtet ua mundësoi gjithë këto të mira ushtarëve të saj musliman dhe shpresojmë se një ditë, standarde të tilla do të gëzojnë edhe muslimanët në shtetin kosovar.

muslimani_ushtria_austriake muslimani_ushtria_austriake2

Shkruan: Hajret Beluli / student në Universitetin e Innsbruckut

 

Burimet:

Ulrich Krainz, „Newcomer religions“ as an organisational challenge, in: Religion, State & Society, 02 January 2015, Vol.43(1), S. 59-72.

Karl Vocelka, 99 Fragen zur österreichischen Geschichte. Vjenë: Ueberreiter, 2013.

http://www.bundesheer.at/truppendienst/ausgaben/artikel.php?id=1623

http://wien.orf.at/news/stories/2738809/

http://derstandard.at/2000024064620/Beim-Nationalfeiertag-am-Heldenplatz-spricht-erstmals-ein-Imam

http://derstandard.at/2000007317599/Der-eigene-Gebetsraum-in-Oesterreich-ist-eine-Besonderheit

http://derstandard.at/3214362/Migranten–integriert-im-Bundesheer

http://www.krone.at/oesterreich/muslime-besonders-stolz-beim-bundesheer-zu-sein-militaerkommandant-story-463446