Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ministrin e Shëndetësisë në Republikën Kosovës, z. Arben Vitia, ku temë diskutimi ishte parandalimi i pandemisë globale COVID-19.
Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e plotë të Bashkësisë Islame të Kosovës në respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.
Ai më tej tha se edhe ne si BIK me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në përputhje me masat e reja anti-covid , kem njoftuar imamët e nëpunësit fetar për masat e reja të Qeverisë dhe vendimin e Kryesisë se BIK-ut mbi kryerjen e riteve fetare me xhemat në objektet fetare dhe hapësirat përreth tyre bazuar në manualin anti covid.
Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë kohë pandemie, por edhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka apeluar qytetarët të kenë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe mos të hezitojnë nga vaksinimi.