Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe nga kryetari i Këshillit të BI-së së Prizrenit, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Kryetari Haskuka vlerësoi lart rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke falënderuar Myftiun Tërnava për punën e tij dhe të institucionit të BIK-ut për promovimin e kulturës fetare dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet besimeve dhe feve të ndryshme në veçanti për kontributin që Kosova është një shembull i tolerancës etnike dhe fetare një vlerë shumë e çmuar e popullit tonë.
Kurse nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Haskuka për pritjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur, duke nënvizuar se BIK-u dhe Këshilli i BI-së në Prizren kanë një bashkëpunim dhe rendim të aktiviteteve humanitare, sociale në interes të qytetarëve të komunës së Prizrenit dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.