Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa.
Dr. Al Isa falënderoi Myftiun Tërnava për pjesëmarrje në këtë takim të rëndësishëm global, duke vleresuar lart rolin dhe kontributin e tij në promovimin e Islamit burimor dhe mesatar.
Ai theksoi se Këshilli i Lartë i Akademisë së Jusiprudencës Islame ka vlerësuar këtë kontribut dhe ka përzgjedhur Myftiun të jetë anëtar i Këshillit në një mandat pesë vjeçar, duke çmuar kështu edhe kontributin e tij në këtë Forum. Dr. Al Isa çmoi lart aktivitetin e Bashkësisë Islame të Kosovës për bashkëjetesën dhe tolerancën, të cilën e promovon dhe me të cilën veçohet populli shqiptar.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi nikoqirin për mikpritjen dhe e përgëzoi atë për suksesin e këtij takimi, si dhe falënderoi për besimin dhe vlerësimin për zgjedhjen e tij në Bordin e këtij Këshilli. Gjithashtu, Myftiu Tërnava, shfrytëzoi rastin që ta njoh dr. Al Isa me zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe me sfidat që shteti i Kosoves po ballafaqohet në këtë fazë.
Në këtë takim Myftiu Tërnava ishte i shoqëruar nga shefi i kabinetit, mr. Besim Mehmeti.